Të Olimpik Lioni ishin të sigurt, fitojnë 1 milion euro nga “Topi i Artë” i Benzema












Festa e Real Madrid për fitoren e “Topit të Artë” nga Karim Benzma, është kthyer në një festë edhe për një person tjetër i cili ishte ndër të ftuarit e nderit në sallë. Bëhet fjalë për Zhan-Mishel Aulas, presidentin e Olimpik Lionit.

qweqweqwe

Klubi nga radhët e të cilit doli Benzema, ka festuar njëlloj për suksesin e sulmuesit francez, jo thjesht për faktin se vlerësohet akademia e tij, por sepse ka fituar një shifër të rëndësishme nga ky strofe. Aulas, i cili njihet si një negociator i jashtëzakonshëm, ishte i bindur se Benzema do të bënte emër në futbollin botëror dhe do të bëhej më i miri.

Kështu, në vitin 2009, kur i shiti për 35 milionë euro sulmuesin Real Madridit, vendosi një klauzolë në kontratën e tij, që lidhje me fitoren e “Topit të Artë”. Aty përcaktohej që Olimpik Lion do të fitonte 1 milion euro nëse Benzema fitonte “Topin e Artë” gjatë karrierës së tij te Real Madrid. Tani mbetet të shihet nëse kjo kontratë do cilësohet e vlefshme nga madrilenët, pasi Benzema rinovoi marrëveshjen në vitin 2015. Por mediat franceze e kanë konfirmuar si të sigurt këtë shifër, pasi Olimpik Lioni është vënë në lëvizje për të siguruar pagesën nga madrilenët.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *