Të paktën 10 të vdekur nga mbytja e dy anijeve në Mesdhe! Asnjë gjurmë nga 50 personat e zhdukur në detin Jon

te pakten 10 te vdekur nga mbytja e dy anijeve ne mesdhe asnje gjurme nga 50 personat e zhdukur ne detin jon

































Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur pas dy mbytjeve të anijeve pranë brigjeve italiane.

emigradb

Ekipet e shpëtimit kanë bërë me dije se dhjetë trupa u gjetën të hënën në kuvertën e poshtme të një varke druri në Mesdheun qendror nga një anije e një organizate bamirëse gjermane, ResQship.

Organizata bamirëse tha se shpëtoi 51 persona që ishin në bordin e anijes që po fundosej, e cila besohet se ishte nisur nga Tunizia.

Alarm Phone, një shërbim i linjës telefonike për njerëzit në vështirësi gjatë kalimit të Mesdheut, shkroi në X se: “Ne u lajmëruam për një varkë me rreth 60 persona. Jo autoritetet e BE-së, por Nadiri i vogël ofroi ndihmë. Fatkeqësisht, ata erdhën shumë vonë për 10 personat që vdiqën në kuvertën e poshtme. Kufijtë e BE-së vazhdojnë të vrasin!”

Mbytja e anijes ndodhi rreth 40 milje në jug të ishullit italian të Lampedusa, raportoi Rai Neës i Italisë.

Po ashtu, sipas The Guardian, 50 persona u raportuan të zhdukur pasditen e së hënës në një anije të mbytur në detin Jon, rreth 100 milje larg brigjeve të Kalabrisë në Italinë jugore. Dymbëdhjetë persona, përfshirë një grua shtatzënë, u shpëtuan nga një anije tregtare dhe u dërguan në portin Roccella Ionica.

Ata kishin qenë duke udhëtuar me një varkë me vela që ishte nisur nga Turqia ditët e fundit, sipas raportimeve në shtypin italian. Në bord kishte njerëz me kombësi iraniane, irakiane dhe siriane.

Gjatë natës të së dielës, 173 persona mbërritën me tre varka në Lampedusa, duke përfshirë tre të mitur. Anijet ishin larguar nga Zaëia në Libi dhe po transportonin njerëz nga Bangladeshi, Sudani, Siria dhe Egjipti.

Në fillim të këtij muaji, 11 trupa u gjetën nga deti në brigjet e Libisë. Italia është një nga pikat kryesore të uljes për njerëzit që përpiqen të arrijnë Evropën , me rrugën qendrore të Mesdheut që konsiderohet si një nga më të rrezikshmet në botë. OKB-ja ka regjistruar më shumë se 20,000 vdekje dhe zhdukje përgjatë rrugës që nga viti 2014.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts