Të paktën 100 civilë kanë mbetur të bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal

11:13 10/05/2022

Fabrika e çelikut Azovstal në qytetin ukrainas të Mariupolit ka ende të paktën 100 civilë të bllokuar atje, sipas ndihmësit të kryebashkiakut.

“Prania e civilëve nuk e redukton densitetin e sulmeve nga pushtuesit rusë”, citohet të ketë thënë ndihmësi i kryebashkiakut Petro Andryushchenko në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Fabrika e çelikut, të cilën Rusia e sulmon prej javësh, është nën sulme të rënda.

Luftëtarët e batalionit Azov të bllokuar brenda janë betuar se nuk do të dorëzohen në Rusi./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.