Të paktën 11 të vdekur nga rrëshqitjet e tokës në Kolumbinë jug-perëndimore

Të paktën 11 persona u vranë, 10 u plagosën dhe 20 u zhdukën pasi një rrëshqitje dheu në departamentin Narino të Kolumbisë jugperëndimore shkatërroi një hotel dhe një biznes, njoftoi të martën agjencia rajonale e Mbrojtjes Civile.

“Vullnetarët tanë po ndihmojnë për të gjetur personat e zhdukur”, tha agjencia përmes Twitter-it, pas incidentit në një zonë rurale të komunës së Mallamës.

Sipas autoriteteve, reshjet e dendura të shiut në ditët e fundit shkaktuan rrëshqitjen e dheut dhe përpjekjet e shpëtimit hasën në vështirësi.

Anëtarë të Mbrojtjes Civile, Kryqit të Kuq dhe departamenteve të policisë dhe zjarrfikësve po merrnin pjesë në përpjekjen e shpëtimit, duke përdorur qen kërkimi të specializuar në gjetjen e njerëzve të bllokuar nën tokë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *