
Dy persona humbën jetën dhe shtatë u plagosën kur një mbikalim në ndërtim e sipër në Bangkok u shemb.
Mbikalimi u shemb gjatë orëve të pikut me trafik të konsiderueshëm në zonë, duke shkatërruar disa makina.
Videot e postuara në rrjetet sociale treguan se segmenti metalik dhe betoni i urës u rrëzua, duke lënë një re pluhuri në zonë.
Incidenti ndodhi në një kantier ndërtimi në Lat Krabang, në lindje të kryeqytetit tajlandez.
Autoritetet i kanë kërkuar publikut që për momentin të shmangin zonën.
Shërbimet e urgjencës kanë mbërritur në vendngjarje. Po punohet për gjetjen e viktimave që mund të jenë nën rrënoja.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al