Të paktën 20 viktima nga përmbytjet

21:40 17/10/2021

Të paktën 20 qytetarë kanë humbur jetën nga përmbytjet në Indinë jugore. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë nxjerrjen e lumenjve nga shtretërit duke bllokuar rrugët në Kerala.

Disa prej viktimave kanë humbur jetën dhe si pasojë rrëshqitjeve të dheut. Për t’u ardhur në ndihmë banorëve janë angazhuar forcat e ushtrisë, të cilët kanë evakuuar qytetarët nga zonat të cilat konsideruara me rrezikshmëri, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e personave të cilët kanë shkëputur kontaktet me të afërmit e tyre.

Autoritetet bëjnë me dije se dhjetëra qytetarë janë raportuar të zhdukur, teksa pritet që numri i viktimave të rritet. Teksa vijon evakuimi, helikopterët e ushtrisë kanë transportuar ushqime për qytetarët të cilët janë bllokuar nën rrënoja për shkak të rrëshqitjeve të dheut.

Kerala është një nga vendet që preket më shpesh nga përmbytjet, pasi digat të cilat ishin ndërtuar për të shmangur daljen e lumenjve nga shtrati janë shkatërruar për shkak të urbanizimit dhe ndërtimeve.

Në vitin 2018, në Kerala humbën jetën rreth 400 qytetarë dhe më shumë se një milion të tjerë zhvendosën vendbanimet e tyre.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *