Të paktën 21 të vdekur në Gjermani, përmbytjet shkaktojnë katastrofë

13:32 15/07/2021

Këto janë pasojat e një moti të çmendur me stuhi e reshje të dendura shiu, që kanë goditur orët e fundit rajonet perëndimore të Gjermanisë.

Këto pamje janë xhiruar nëpër qytetet e rajonit të Rheinland-Pfalz, ku lumenjtë dolën nga shtrati për shkak të prurjeve të mëdha, duke marrë me vete automjete e gjithçka tjetër gjetën përpara. Bilanci i deritanishëm është tragjik, të paktën 21 të vdekur e të paktën 70 të zhdukur.

Në disa raste, niveli i ujërave kapërceu lartësinë e katit të parë, duke u bërë shkak për shembjen e disa banesave si në rastin e qytezës Shuld, 70 kilometra në jug të Këlnit. Ekipet e emergjencës po evakuojnë me shpejtësi banorët e rrezikuar në zonat e përmbytura.

Për autoritetet lokale, kjo është një katastrofë e vërtetë që banorët e zonave nuk e kishin parë kurrë. Këto përmbytje janë një tjetër fakt se ngrohja globale po ecën në një rrugë pa kthim, duke shtuar intensitetin e katastrofave në gjithë globin. 

Tv Klan








Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *