Të paktën 250 viktima si pasojë e tërmetit që goditi Afganistanin

08:12 22/06/2022

Një tërmet i fuqishëm u ka marrë jetën 250 personave dhe ka lënë qindra të plagosur në Afganistan. Një zyrtar i Afganistanit tha për BBC News se numri i të vdekurve ka të ngjarë të jetë më shumë se 250, teksa shtoi se 150 persona të tjerë ishin palgosur si pasojë e tërmetit.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA, tërmeti i cili goditi gjatë orëve të para të mëngjesit teksa shumë njerëz ishin në gjumë, kishte magnitudë 6.1 ballë me një thellësi prej 51 km. Tërmeti goditi rreth 44 km (27 milje) nga qyteti juglindor i Khost.

Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, lëkundjet u ndjenë në më shumë se 500 km në Afganistan, Pakistan dhe Indi. Referuar kësaj qendre, u deklarua se dëshmitarët kishin raportuar se e kishin ndjerë tërmetin në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, si dhe në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad.

Në foto: Pasojat e tërmetit në provincën e Paktikas

“Fatkeqësisht, mbrëmë pati një tërmet të fortë në katër rrethe të provincës Paktika, i cili u mori jetën dhe plagosi qindra bashkatdhetarë tanë dhe shkatërroi dhjetëra shtëpi. Ne u bëjmë thirrje të gjitha shërbimeve të ndihmës që të dërgojnë ekipe në zonë menjëherë për të parandaluar katastrofën e mëtejshme”, shkroi në Twitter zëdhënësi i qeverisë, Bilal Karimi .

Fotot e shpërndara në rrjetet sociale tregonin njerëz në barela, rrënoja dhe shtëpi plotësisht të rrënuara në provincën Paktika./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *