
19:37 08/03/2022
Sipas policisë ukrainase, të paktën 27 civilë janë vrarë në qytetin verilindor të Kharkivit në 24 orët e fundit.
Qyteti i dytë më i madh në Ukrainë është shkatërruar si pasojë e sulmeve ajrore ruse që nga fillimi i luftës më 24 Shkurt.
Ditën e djeshme, qindra persona janë fotografuar të grumbulluar së bashku në stacionin hekurudhor Kharkiv teksa përpiqeshin të hipnin në trena që të largoheshin nga qyteti.
Sipas burimeve zyrtare, që nga fillimi i luftës janë vrarë 170 persona në të gjithë rajonin e Kharkiv, duke përfshirë pesë fëmijë./tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al