Të paktën 3 të vrarë nga bombardimet e sotme në qytetet lindore të Ukrainës

10:57 18/03/2022

Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, një person ka mbetur i vrarë pasi një ndërtesë shumëkatëshe u bombardua mëngjesin e sotëm në Kharkiv. Sipas raportimeve, 11 persona të tjerë u plagosën dhe një person tjetër është bllokuar në rrënoja.

Predhat goditën po ashtu qytetin lindor të Kramatorsk ditën e sotme duke vrarë 2 persona dhe duke plagosur 6 të tjerë. Këtë lajm e bëri me dije guvernatori Pavlo Kyrylenko.

Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, ka përjetuar disa nga luftimet më të ashpra gjatë pushtimit rus./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *