Të paktën 4 persona kanë humbur jetën nga një shpërthim në Kolumbi

Të paktën katër persona u vranë nga një shpërthim në qytetin kolumbian të Cartagena del Chaira në departamentin e Caqueta, njoftoi qeveria kolumbiane të premten.

“Pati një shpërthim, një sulm terrorist kundër një patrulle policie që po qarkullonte në sektor. Viktimat ishin civilë që udhëtonin me motor dhe motoçikleta,” tha kryetari i bashkisë së Cartagena del Chaira Edilberto Molina Hernandez.

“Sulmi frikacak (…) që mori jetën e katër personave, duke përfshirë një të mitur, është një sulm kundër të gjithë kolumbianëve”, postoi ministri i Mbrojtjes Diego Molano në Twitter.

Një shofer, një nënë dhe një fëmijë tre vjeç kanë humbur jetën, ndërsa një grua 57-vjeçare ka ndërruar jetë më pas nga plagët e marra.

Dy personat që kanë pësuar lëndime janë dërguar në qendrat mjekësore aty pranë, sipas autoriteteve.

Molano akuzoi strukturën Jorge Briceno Suarez të disidentëve të ish-grupit gueril Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) për kryerjen e sulmit.

Ai tha gjithashtu se kishte udhëzuar Ushtrinë dhe Policinë Kombëtare për të aktivizuar operacionet e nevojshme për kapjen dhe ndjekjen penale të autorëve të sulmit.

Cartagena del Chaira është një nga komunat që, sipas Zyrës së Avokatit të Popullit, janë në rrezik të sulmeve në procesin zgjedhor nëpër të cilin po kalon vendi, përpara raundit të dytë presidencial më 19 qershor .

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.