Të paktën 89 persona kanë vdekur në të gjithë vendin gjatë dy javëve të fundit, pasi moti i keq ka përfshirë Shtetet e Bashkuara

te pakten 89 persona kane vdekur ne te gjithe vendin gjate dy javeve te fundit pasi moti i keq ka perfshire shtetet e bashkuara

Të paktën 89 persona humbën jetën në Shtetet e Bashkuara gjatë javës së kaluar për shkak të stuhive të ashpra të dimrit.

25 persona u konfirmuan të vdekur në Tennesee dhe të paktën 16 njerëz vdiqën në Oregon.

Vdekje u regjistruan gjithashtu në Illinois, Pensilvani, Misisipi, Uashington, Kentaki, Wisconsin, Nju Jork dhe Nju Xhersi.

Një pjesë e madhe e Shteteve të Bashkuara është përfshirë nga moti i ftohtë dhe reshjet e borës që nga 12 janari. Në shumicën e pjesëve të qendrës së vendit, temperatura e ajrit ra në -34.4 °C.

Stuhitë e forta të dimrit kanë shkaktuar gjithashtu kaos udhëtimesh në të gjithë vendin, duke çuar në mijëra anulime dhe vonesa fluturimesh në të gjithë vendin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts