“Të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi”/ Sali Berisha paralajmëron kryeministrin: Edi Rama mos luaj me shqiptarët, duhet ta dish mirë se…








Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar për mbajtjen e protestave, që siç tha ai, vendi nuk i ka njohur më parë.

sali berisha-edi rama

Në foltoren me demokratët në qytetin e Elbasanit, Berisha u shpreh se Rama nuk duhet të luajë me shqiptarët dhe me çmimet.

Me tone të ashpra, ai iu drejtua kryeministrit duke i thënë se “kur të ngrihemi ne në këmbë në protestë nuk shqitemi nga rruga pa të hedhur aty ku e meriton”.

Ne duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi. Protestë, protestë dhe vetëm protestë. Edi Rama duhet ta dish mirë se kur të ngrihemi ne në këmbë në protestë nuk shqitemi nga rruga pa të hedhur aty ku e meriton. 

Mos luaj me çmimet, mos luaj me kafshatën, se  shqiptarët paguajnë kafshatën 80 herë më shtrenjtë sesa hanë  qytetarët e vendeve të BE, ata paguajnë naftën për shkak tendin njëlloj si qytetarët e Zvicrës, të cilët kanë një rrogë mesatare 6 mijë euro, kundrejt 400 euro që marrin shqiptarët.

Mos luaj me shqiptarët, mos luaj me çmimet. Ne do ngrihemi në këmbë. Ne po ngrihemi në këmbë si opozitë e vërtetë, si opozitë që besojmë tek liria dhe si opozitë që do i tregojmë vendit siç i treguam në 90. Ndaj dhe ftoj demokratet të përgatitemi për një betejë deri në fitoren tonë të plotë dhe fitoren e merituar”, tha ndër të tjera Sali Berisha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *