“Të përsërisim suksesin e Europianit të vitit 2016”, Etrit Berisha karikon kuqezinjtë: Nëse mundim Hungarinë, pres…








Kapiteni i Kombëtares, Etrit Berisha, ka folur për mediat ku ka komentuar këto dy ndeshje, shanset në lidhje me kualifikimin e mundshëm në kompeticionin më të madh të futbollit për shtete. Berisha tha se janë shumë të vetëdijshëm për mundësitë dhe se do të luftojnë me gjithë forcën e tyre për këtë kualifikim. Ai tha se janë të interesuar vetëm për vendin e dytë, sepse vendi i tretë dhe i katërt nuk çon askund.

Berisha

“Ne jemi shumë të vetëdijshëm për mundësitë që kemi dhe jemi të fokusuar vetëm në ndeshjen e parë pasi një fitore do të na hapte rrugën edhe më shumë për t’u kualifikuar. Jemi të interesuar të arrijmë në vendin e 2-të, vendi i 3-të ose i 4-rt nuk të çon askund kështu që nuk është i rëndësishëm për ne.

Ne duam të përsërisim suksesin e Europianit të vitit 2016 edhe pse shanset janë shumë më të vogla, por për aq kohë sa kemi do të përpiqemi me gjithë forcën tonë”, tha Berisha. Më pas, portieri i kombëtares shqiptare tha se ndeshja ndaj Hungarisë do të jetë vendimtare, atje ku nëse kuqezinjtë triumfojnë do të jetë më pas një atmosferë fantastike për ndeshjen ndaj Polonisë.

“Unë shpresoj shumë të fitojmë me Hungarinë, sepse ajo ndeshje do të konfirmojë dëshirën tonë për vendin e dytë, pastaj ne jemi në shtëpi për ndeshjen ndaj Polonisë dhe tifozët tanë na kanë dhënë gjithmonë një shtytje shumë të madhe, kështu që as nuk kam dyshim se ata do të na mbështesin pafund dhe do ta mbushin stadiumin edhe për këtë takim”, përfundoi ai./ PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *