“Të punësuar nga Alqi Bllako”/ Kryemadhi denoncon: Punonjës të Presidencës shpërndanin para në fushatë për të blerë vota për ish-deputetin e PS-së









Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka denoncuar disa punonjës të Presidencës të cilët sipas saj kanë shpërndarë para në fushatë zgjedhore për të blerë vota për Alqi Bllakon.

monikakryemadhi-alqibllako

Në një intervistë në emisionin Opinion, Kryemadhi thotë se këto punonjës, janë punësuar nga Alqi Bllako në kohën kur ishte Sekretar në Presidencë dhe u angazhuan në fushatën elektorale të 25 prillit për të blerë vota për ish-deputetin socialist.

Monika Kryemadhi: Unë personalisht nuk do pranoja kurrë një bashkëpunim me Alqi Bllakon për një arsye të vetme, është skuth. Është skuth.

Lorenc Vangjeli: Është shumë e rëndë, nuk ka një epitet më të tmerrshëm.

Monika Kryemadhi: Kur e ka marrë Ilir Meta si Sekretar të Përgjithshëm, nuk i ka ndërhyrë as për Këshilltarë, as për sekretarë. Madje di që vazhdon të ketë sekretarët e Bujar Nishanit, di që treçerekun e Këshilltarëve të Bujar Nishanit, nuk ka lëvizur asnjë. Prandaj po them. Nuk më intereson fare çfarë ka bërë Bllako. Di të them që edhe njerëz që ka punësuar Bllako në Presidencë, vazhdojnë të jenë aty dhe janë pjesë aktive e PS-së dhe e gjithë fushatës elektorale. Kanë qenë pjesë e fushatës elektorale e zotit Bllako. Morën lejen e zakonshme në Presidencë dhe shkonin shpërndanin para, nënpunës të Presidencës shpërndanin para për të blerë vota për Alqi Bllakon.

Lorenc Vangjeli: Është një denoncim për një vepër penale.

Monika Kryemadhi: Ju keni makina të policisë së shtetit që shpërndanin para për blerjen e votave.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.