Të rinjtë me “aftësi ndryshe”, lundrim në liqen dhe hiking në malësinë e Funarit

te rinjte me aftesi ndryshe lundrim ne liqen dhe hiking ne malesine e funarit
te rinjte me aftesi ndryshe lundrim ne liqen dhe hiking ne malesine e funarit

Edhe të rinjtë e të rejat me aftësi ndryshe nga Elbasani, kohët e fundit po tregojnë  interes ndaj sporteve malore sikurse janë “Hiking”-u por edhe lundrimi në liqen.

Gjatë kësaj Pranvere me dhjetëra të rinj e të reja nga qyteti dhe fshatrat e kësaj bashkie kanë vendosur të mirë organizohen për udhëtime të tilla. Fundjavën që lamë pas një grup prej 60 të rinjsh e të rejash nga Elbasani, mes të cilëve edhe mjaft bashkëmoshatarë të tyre me “aftësi ndryshe” të mbështetur nga Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor në bashkëpunim me Albania Sport Tourism zhvilluan për disa orë ecje malore (Hiking) dhe lundrim në liqenet e Funarit në Njësinë Administrative me të njënjtin emër në Elbasan.

Ky aktivitet i veçantë ishte iniciuar nga Luan Qosja, një i ri me “aftësi ndryshe”, (verbëri e plotë), një alpinist i shquar i kësaj kategorie jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë.

Ai është përkrahur nga shumë të rinj e të reja elbasanas dhe me ta janë bashkuar edhe mjaft bashkëmoshatarë të tyre me “Aftësi Ndryshe” për të kaluar me njëri-tjetrin momente të këndshme e të paharrueshme. Ndërkaq aktiviteti i  këtij grupi rinor me “Aftësi Ndryshe” ka për qëllim të inkurajojë këtë target grup të bëjë sa më shumë përpjekje për tu  argëtuar, arsimuar e integruar në shoqëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts