Të shmanget Lufta e Tretë Botërore!

16:09 12/03/2022

Biden: Nuk luftojmë me Rusinë, por do mbrojmë aleatët

Presidenti amerikan Joe Biden bën thirrje që të shmanget me çdo kusht Lufta e Tretë Botërore, që rrezikon të shpërthejë nëse konflikti ukrainas përshkallëzohet përtej kufijve. Përmes një postimi në Tëitter, shefi i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi se aleanca do të mbrojë çdo centimetër të territorit të vendeve anëtare, por shprehet megjithatë se NATO nuk ka ndërmend të përballet me Rusinë në konfliktin e Ukrainës.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka kërkuar vendosjen e zonës së ndalim – fluturimit mbi Ukrainë që nënkupton përfshirje të avionëve të NATO-s në luftë për goditjen e mjeteve fluturuese ruse.

Shpresat e zgjidhjes me bisedime të konfliktit në Ukrainë nuk janë shuar. Presidenti rus Vladimir Putin i tha homologut bjellorus Aleksandër Lukashenko në Moskë se ka pasur progres në kontaktet diplomatike të kohëve të fundit. Shefi i Kremlinit nuk dha detaje, por deklaratën e bëri pas takimit mes ministrave të jashtëm të Moskës dhe Kievit, këtë javë në Antalia.

Putin zhvilloi këtë të Shtunë një tjetër videokonferencë me kancelarin gjerman Olaf Sholc dhe presidentin francez Emanuel Makron. Sakaq, drejtori për Europën në Ministrinë e Jashtme ruse Sergei Beljajev paralajmëroi për pasoja të rënda, nëse NATO anëtarëson Finlandën dhe Suedinë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.