Të shtëna armësh në një klub nate në Itali, 10 të rinj përfshirë dhe vajza të plagosur, mediat: U parandalua një masakër!

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Taranto të Italisë.

Festa në universitet, mund të ishte kthyer në një masakër, por në rastin më të mirë përfundoi me 10 të plagosur. E gjitha ndodhi në një klub nate, ku 300 të rinj studentë në universitet ishin duke festuar.

Gjatë festës, dy grupe të rinjsh nisën të konfiltoheshin, e sherri më pas degjeneroi në përdorimin e armëve.

Si pasojë 6 djem e 4 vajza kanë mbetur të plagosur. Autoritetet kanë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë dhe po bën vlerësimet e saj, ndërsa të plagosurit, për fat të mirë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *