Të shtëna armësh në rrugët e Kabulit

12:34 07/09/2021

Talebanët hapën zjarr për të shtypur protestat anti-pakistaneze

Të shtëna armësh kanë shpërthyer  në kryeqytetin afgan, për të shpërndarë demonstruesit  në Kabul që protestuan  kundër asaj që ata pretenduan se ishte “ndërhyrje” nga Pakistani në punët e Afganistanit.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, rreth 70 persona, kryesisht gra, protestuan jashtë ambasadës pakistaneze në kryeqytetin afgan, teksa mbanin parulla kundër vendit fqinj .Nuk dihet nëse ka  viktima apo të lënduar.

“Unë kam ardhur sot për të pyetur pse Pakistani po shkatërron Panjshir. Unë jam nga Panjshir. Njerëzit duhet të shprehin zemërimin e tyre, burra dhe gra, ata nuk duhet të heshtin. Pakistani hyn në vendin tim dhe e shkatërron atë. As Pakistani, as talebanët e as Al-Kaeda nuk e kanë  këtë të drejtë. Rroftë Panjshir dhe rezistenca e tij “.

Talebanët filluan të qëllojnë  mbi turmat teksa ndaluan gazetarët  që të xhironin. Pas dhjetë minutash të shtënave pa pushim rrugët më në fund ishin të qeta .

Këto ngjarje vinë  dy ditë pasi Faiz Hameed , shefi i inteligjencës së Pakistanit, vizitoi Kabulin  për të diskutuar lidhur  mbi formimin e një qeverie të re të udhëhequr nga talebanët në kombin e shkatërruar nga lufta. Ai është takuar gjithashtu me  udhëheqësin de facto të grupit Mullah Abdul Ghani Baradar.

Për më tepër, Forcat Ajrore të Pakistanit pretendohet se kanë ndihmuar talebanët në ofensivën e fundit të këtyre të fundit kundër Frontit të Rezistencës Veriore për të kapur provincën e  Panjshir, provinca e vetme në Afganistan e cila rezistoi kundër  kontrollit të lëvizjes islamike.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *