Të shtëna me armë mes shqiptarëve në Zvicër, 23-vjeçari plagos një 46-vjeçar dhe gruan e tij

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mes shqiptarëve të Kosovës në Zvicër, ku një 23-vjeçari e plagos një 46-vjeçar dhe gruan e tij

Të dielën, më 8 gusht, pak para orës 1 të pas mesnatës, në Falkensteinstrasse të St. Gallenit shpërtheu një zënkë mes disa persona të përfshirë, të cilët thuhet të jenë nga Kosova.

Siç raporton mediumi gjerman tagblatt.ch, policët panë në vendin e ngjarjes një 46-vjeçar kosovar të plagosur rëndë dhe gruan e tij 43-vjeçare, po ashtu me shtetësi kosovare, me plagë të lehta, përcjell Gazeta Express.

Një 23-vjeçar kosovar u arrestua nga policia e vendit. Ai akuzohet se ka plagosur 46-vjeçarin gjatë përleshjes fizike.

Policia e kantonit të St.Gallen, e kryesuar nga prokurori publik i vendit, po vazhdon me hetime të mëtutjeshme të rastit.

46-vjeçari i plagosur u desh të dërgohej në spital nga shërbimi i ambulancës, si pasojë e plagëve të marra. Ndërkaq, gruaja e tij e plagosur më lehtë, mori trajtim mjekësor pa ndihmën e ambulancës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *