Të shtëna me armë në Angli: 6 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe një i mitur

13:48 13/08/2021

Gjashtë persona, përfshirë një fëmijë kanë humbur jetën  nga të shtënat e armës në qytetin Plymouth në jugperëndim të Anglisë pasi një  burrë i armatosur ka hapur zjarr dhe më pas ka qëlluar edhe veten.

Sipas policisë dy gra dhe tre burra, përfshirë autorin e ngjarjes humbën jetën nga plagët e marra me armë në vendin e ngjarjes. Në mesin e personave të vrarë është edhe një fëmijë i mitur në moshën  nën 10 vjeç.

Një dëshmitare i ka thënë BBC, se ajo ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe sulmuesi ka hyrë nëpër shtëpi dhe ka nisur të gjuajë.

Më pas është larguar nga shtëpia dhe ka nisur të qëllojë njerëzit në rrugë, është shprehur ajo.  

Policia deklaroi se incidenti nuk ka lidhje me terrorizmin  dhe se hetimet mbi ngjarjen do të vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të saj.

Mbretëria e Bashkuar ka një nga nivelet më të ulëta të vrasjeve me armë në botë. Të shtënat me armë janë  të parat të  regjistruara në qytetin Plymouth pas 11 vitesh.  

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *