Të shtëna me armë në Britani, raportohet për disa viktima

23:07 12/08/2021

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën pasi një person i armatosur qëlloi me armë zjarri në Plymouth të Britanisë së Madhe. Megjithatë ky numër pritet që të rritet pasi siç shkruan BBC policia ka konfirmuar një numër viktimash në një incident serioz me armë.

Sipas mediave britanike në vendin e ngjarjes ka shkuar një numër i madh ambulancash dhe efektivësh policie pasi në incident dyshohet se janë plagosur shumë persona të tjerë.

Viktima të këtij incidenti kaq të rëndë dyshohet se janë të afërm të autorit si edhe disa persona që nuk kanë lidhje me të. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë brenda në shtëpi.

Autoritetet kanë bërë të ditur se nuk bëhet fjalë për një sulm terrorist dhe se autori nuk është arratisur, por përkundrazi ka qëlluar veten dhe ka ndërruar jetë gjithashtu./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *