Të shtëna me armë në Filadelfia, 4 viktima dhe 2 të plagosur






img{ height:auto; }

te shtena me arme ne filadelfia 4 viktima dhe 2 te plagosur

14:01 04/07/2023

Të paqarta shkaqet e ngjarjes, policia arreston dy persona

Një tjetër masakër me armë zjarri është shënuar në SHBA, ku 4 persona kanë mbetur të vrarë dhe 2 të tjerë janë plagosur nga të shtëna me armë në Filadelfia. Të plagosur janë 2 adoleshentë të moshës 13 vjeç, gjendja shëndetësore e të cilëve paraqitet e stabilizuar.

Gjatë natës, një burrë hapi zjarr në vende të ndryshme të qytetit përpara se të ndalohej dhe arrestohej nga policia. Në një rrugicë janë gjetur një pushkë, një pistoletë dhe karikatorë të ndryshëm me municion, ndërsa autori kishte veshur një jelek antiplumb. Edhe një person tjetër është arrestuar nga policia.

te shtena me arme ne filadelfia 4 viktima dhe 2 te plagosur

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por autoritetet amerikane bëjnë me dije se autori nuk i njihte viktimat.

Masakra, e cila ndodhi në  Ditën e Pavarësisë vjen vetëm një ditë pasi 2 persona humbën jetën dhe 28 të tjerë u plagosën gjatë të shtënave me armë në Baltimore, Maryland.

Klan News


Të ngjashme

te shtena me arme ne filadelfia 4 viktima dhe 2 te plagosur

© 2023 TV Klan. All Rights Reserved.

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts