Të shtëna me armë në Jerusalem, një i vdekur e tre të plagosur

Një person i armatosur ka hapur zjarr në qytetin e vjetër të Jerusalemit, duke vrarë një person dhe duke plagosur të paktën tre të tjerë.

Sipas mediave të huaja, personi i armatosur, të cilin zyrtarët e identifikuan si një anëtar i grupit Hamas, u qëllua për vdekje nga forcat izraelite të sigurisë

Një civil i qëlluar nga i armatosuri vdiq nga plagët e marra në spital. Një tjetër u plagos rëndë dhe dy policë izraelitë u plagosën, thanë zyrtarët.

Ministri i Sigurisë së Brendshme, Omer Bar-Lev tha se sulmuesi kishte një automatik.

Sulmi ndodhi pranë një porte të një kompleksi në Jerusalemin Lindor që është një pikë e shpeshtë për dhunë – vendndodhja e xhamisë Al-Aksa, një nga vendet më të nderuara të Islamit, dhe gjithashtu vendi më i shenjtë në Judaizëm, i njohur si Mali i Tempullit.

Sulmuesi u identifikua si një palestinez 42-vjeçar nga Jerusalemi Lindor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.