Të shtëna me armë në një shkollë në Rusi

10:51 26/09/2022

6 viktima dhe rreth 20 të plagosur si pasojë e të shtënave

Një person i armatosur ka qëlluar me armë në një shkollë në Rusinë qendrore .

Ministria e Brendshme ruse ka konfirmuar se gjashtë persona kanë ndërruar jetë dhe 20 të tjerë janë plagosur.

Në mesin e të viktimave është një roje sigurie dhe nxënës. Nxënësit dhe stafi po evakuohen nga ndërtesa.

Autori mësohet se ka qëlluar veten në katin e katërt të ndërtesës. Mësohet se autori i dyshuar ishte i veshur me një bluzë më simbole naziste. Motivi i ngjarjes është ende i paqartë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *