Të shtëna me armë në një supermarket në Florida, tre të vdekur, mes tyre dhe autori

Të shtënat në një supermarket Publix në Florida lanë tre persona të vdekur, duke përfshirë edhe autorin e dyshuar. Të shtënat ndodhën pak pas orës 11:30 me orën lokale, brenda një dyqani Publix, rreth 15 milje në perëndim të Palm Beach – sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Palm Beach.

Fillimisht nuk ishte e qartë se kush ishte vrasësi i dyshuar, por autoritetet identifikuan tre viktimat si një burrë, një grua dhe një fëmijë.

Asnjë detaj tjetër, përfshirë dhe mënyrën se si vdiq autori, nuk dihet ende. Publix tha në një deklaratë se ishte në dijeni të të shtënave dhe se kompania po i drejtonte pyetje policisë.

“Mendimet tona janë me ata që janë prekur nga kjo tragjedi”, tha Publix. “Ne jemi duke bashkëpunuar me autoritetet. Meqenëse ky është një hetim aktiv policor, ne nuk mund të konfirmojmë ndonjë detaj shtesë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *