Të shtëna me armë në SHBA, 10 viktima gjatë festimeve të 4 Korrikut

te shtena me arme ne shba 10 viktima gjate festimeve te 4 korrikut
te shtena me arme ne shba 10 viktima gjate festimeve te 4 korrikut

20:57 04/07/2023

Të shtënat masive në Filadelfia, Baltimore dhe Fort Worth në SHBA u morën jetën e 10 personave përpara festimeve të 4 Korrikut, nënvizon Reuters. Nga të shtënat në Filadelfia të hënën në mbrëmje, 5 persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën kur një person me një jelek antiplumb hapi zjarr ndaj të turmës së njerëzve sipas policisë lokale. Mes të plagosurve ishte një fëmijë dhe një adoleshent.

Nga ana tjetër në Fort Worth në Teksas, 3 persona u vranë dhe 8 të tjerë u plagosën nga të shtënat masive pas një festivali lokal, njoftoi policia në SHBA.

Këto ngjarje ndodhen një ditë pasi 2 persona u qëlluan për vdekje dhe 28 të tjerë u plagosën, rreth gjysma e tyre fëmijë, nga një breshëri me plumba me armë zjarri në një festë në Baltimore, Maryland.

Ngjarje të tilla kanë rikthyer sërish në vemendje të autoriteteve dhe qytetarëve debatin mbi armët e zjarrit, ku tashmë prej shumë kohësh po diskutohet për ashpërsim të masave ligjore.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts