
22:00 16/11/2021
Shkaqet ende te paqarta, besohet se sulmi ka lidhje me bandat e qytetit
Gjashtë adoleshentë janë plagosur pas disa të shtënave me armë pranë një shkolle në Kolorado, SHBA .
[embedded content][embedded content]
Adoleshentët e moshës 14 deri në 17 vjeç janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shkaqet e incidentit mbetën ende të paqarta, por besohet se sulmi mund të jetë i lidhur me bandat e qytetit. Nisur nga dëshmitarët, të shtënat me armë kanë ardhur nga një makinë dhe dyshohet per disa persona.
Sipas Departamentit të Policisë, incidenti nuk ndodhi brenda shkollës, por vetëm në veri të Nome Park.
Policia fillimisht postoi në Twitter se shkolla e mesme ishte ne mbyllje , por më vonë tha se ishte në një perimetër të sigurt.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al