Të shtëna me armë në SHBA, 6 persona të vdekur

Një sulmues i armatosur, i cili veproi i vetëm, vrau 5 dhe plagosi 2 persona të hënën në shtetin Kolorado të SHBA-së ndërsa më pas ai u vra në një përleshje me policinë.

Autoritetet lokale theksuan se sulmuesi i armatosur, i cili qëlloi në disa lokacione në afërsi të Denverit, shënjestroi viktimat në bazë të marrëveshjeve të mëparshme personale dhe afariste.

Sulmuesi Lyndon James McLeod, 47-vjeç, u vra të hënën mbrëma pasi qëlloi policët me të cilët u përplas me to në një lagje të frekuentuar tregtare në periferi të Denverit.

Matt Clark, komandanti i Departamentit të Krimeve të Policisë në Denver, tha se sulmuesi njihte shumicën e viktimave, por jo personin e fundit që qëlloi – një nëpunës në një hotel në zonën tregtare Belmar në Lakewood.

“Sarah Steck, (28), e cila vdiq nga plagët e saj të martën, me sa duket ishte objektivi i një mosmarrëveshjeje me hotelin, e jo me të”, tha Clark.

Shefi i policisë së Denverit, Paul Pazen tha se hetuesit nuk e kanë zbuluar ende motivin e sulmit.

Të shtënat janë të zakonshme në SHBA, ku e drejta për të mbajtur armë është e garantuar me Kushtetutë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.