Të shtëna me armë në SHBA, vritet një 6-vjeçare, plagosen 5 të tjerë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA. Sipas mediave të huaja, një vajzë 6-vjeare ka mbetur e vdekur dhe 5 të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave të armës në Uashington.

Incidenti ka ndodhur në pjesën juglindore të qytetit. Vajza, fillimisht ka pësuar disa plagë dhe është dërguar me urgjencë për në spital, ku për fat të keq, nuk ia doli t’i mbijetonte plagëve të marra.

Nga krahu tjetër, gjithashtu, tre burra dhe dy gra mbetën të plagosur, e gjendja e tyre, është jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani, nuk ka asnjë të arrestuar nga autorët e mundshëm, ndërsa hetimet ende po vijojnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *