Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, përplasje mes dhëndrit dhe vjehrrit, një i plagosur

Disa të shtëna me armë zjarri ka pasur sot në një lokal në Prishtinë, ku i plagosur ka mbetur një person.

Mësohet se personat e përfshirë në këtë rast janë në lidhje familjare dhëndër-vjehërr.

Ndërkaq, nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 18:30.

“Rreth orës 18:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka deklaruar se personi i plagosur është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Policia ka identifikuar një person të dyshuar lidhur me rastin në fjalë dhe i njëjti është në kërkim”, deklaroi Ahmeti.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *