Të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare në kryeqytetin danez

19:32 03/07/2022

Disa persona raportohen të jenë qëlluar me armë zjarri në një qendër tregtare në kryeqytetin danez të Kopenhagenit.

Sipas asaj që shkruan BBC, forca të shumta policia shkuan në qendrën tregtare Field, që ndodhet në jug të kryeqytetit. Të gjitha rrugët dhe linja e metrosë që të çojnë në qendrën e qytetit janë mbyllur, ndërsa në vendin e ngjarjes shkuan ambulanca e zjarrfikëset.

Policia njoftoi se kishte vënë në pranga një person të dyshuar si autor i ngjarjes, por pa dhënë detaje të tjera./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.