Të shtëna me armë zjarri në një spital dhe banesë në Roterdam, policia: Të paktën 2 viktima






img{ height:auto; }

18:40 28/09/2023

Të paktën dy persona janë vrarë pasi një person i armatosur ka hapur zjarr në spitalin “Erasmus” dhe në një banesë në Roterdam. Autori i dyshuar për ngjarjen është një 32-vjeçar, i cili është arrestuar nga policia.

Më herët, departamenti i policisë së qytetit tha se kishte pasur disa vdekje, por nuk dha një shifër. Mbetet e paqartë nëse ka të plagosur.

Policia holandeze beson se ka pasur vetëm një person të armatosur të përfshirë në të dy sulmet në Roterdam. Ndërkohë, nuk është dhënë asnjë motiv për sulmet.

Disa imazhe të publikuara në rrjetet sociale tregojnë personelin mjekësor duke ikur nga spitali “Erasmus”, ku thuhet se ka ndodhur njëri nga sulmet dhe forcat e armatosura që rrethojnë ndërtesën.

/tvklan.al



Të ngjashme




© 2023 TV Klan. All Rights Reserved.

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts