Të shtëna në drejtim të makinës, vritet fëmija 4 vjeç

21:59 23/08/2021

Ngjarja në Tampa të SHBA

Një fëmijë vetëm 4 vjeç u qëllua për vdekje teksa udhëtonte me makinë në Tampa të SHBA, një ngjarje të cilën policia e cilësoi si të qëllimshme. Fëmija, identiteti i të cilit nuk është bërë publik nga autoritetet, ndodhej në një automjet që po lëvizte në E Hillsborough Avenue pranë N 43rd Street, kur pasagjeri i një automjeti tjetër hapi zjarr në drejtim të të miturit.

Sipas Yahoo! News, ngjarja e rëndë ndodhi rreth mesnatës të së dielës. Fëmija u dërgua me urgjencë në spital, por gjeti vdekjen pak kohë më vonë për shkak të plagëve të marra.

Policia nuk ka dhënë detaje për gjininë e fëmijës, as për personat me të cilët udhëtonte në automjet. E vetmja që gjë autoritetet pohuan ishte se ngjarja nuk dukej të ishte rastësore.  

Sipas Departamentit të Policisë së Florida-s, në 2020-n në gjithë Florida-n u shënuan 1,285 vrasje, 260 më shumë në krahasim me 2019-n. Vetëm në Korrik të këtij viti, në Tampa u regjistruan 23 vrasje dhe 230 plagosje./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *