Të shtëna në një qendër tregtare në SHBA

12:40 26/10/2021

2 viktima dhe 4 të plagosur nga të shtënat me armë në Idaho

Dy persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në një qendër tregtare në Idaho të SHBA -së.

Policia e cila ka mbërritur menjëherë  në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e të të dyshuarit. Gjithashtu bëhet me dije se gjatë shkëmbimit me zjarr ka mbetur i plagosur edhe një oficer policie, i cili u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se i dyshuari pas shkëmbimit me armë me efektivët e policisë është në spital në gjendje kritike për jetën.

Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë asnjë informacion për viktimat apo të dyshuarin, duke thënë se hetimet janë duke vazhduar deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Qendra tregtare Boise Towne Square është qendra tregtare më e madhe e qytetit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *