Të shtënat me armë trondisin sërish SHBA

te shtenat me arme trondisin serish shba
te shtenat me arme trondisin serish shba

21:04 28/08/2022

Autoritetet policore amerikane janë në kërkim që të personi të armatosur, i cili hapi zjarr në shëtitoren e Coney Island në New York City. Një person mbeti i vrarë ndërsa 4 të tjerë u plagosën. Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës të së shtunës, për shkaqe ende të paqarta.

Sipas asaj që shkruan CNN, viktima është një 42-vjeçar i cili u qëllua në shpinë dhe humbi jetën në spital.

Një zëdhënës i policisë konfirmoi për CNN se autoritetet nuk kanë mundur ende të venë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes.

4 të plagosurit mësohet se janë në gjendje të stabilizuar në spital. Ata janë një fëmijë, dy gra të moshës 49 dhe 34 vjeçe, si dhe një 46-vjeçar.

Ky është rasti i dytë që Coney Island tronditet nga të shtënat brenda dy muajve. Në Korrik, 5 persona mbetën të plagosur po nga të shtënat me armë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts