Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, policia jep detaje: Kush ishte shënjestra. Gjendet një automjet i djegur

te shtenat me arme zjarri ne shkoder policia jep detaje kush ishte shenjestra gjendet nje automjet i djegur
te shtenat me arme zjarri ne shkoder policia jep detaje kush ishte shenjestra gjendet nje automjet i djegur

Policia e Shkodrës sqaroi se shënjestër e të shtënave me armë zjarri në fshatin Grudë e Re ka qenë shtetasi Gjon Nika, rreth 30 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe kunati i tij, Gjergj Ndërshtiqa, 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë. Policia sqaroi se jo shumë larg vendit të ngjarjes është gjetur një automjet i djegur.

Njoftimi:

Rreth orës 19:30, në afërsi të një lokali në fshatin Grudë e Re, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gjon Nika, rreth 30 vjeç. Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe kunati i tij, shtetasi Gjergj Ndërshtiqa, 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë. Të dy këta shtetas janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve të para, do të ketë informacion më të detajuar për këtë rast.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts