“Të tërhiqen menjëherë!”- Presidenti Meta denoncon qeverinë dhe bashkinë: Po zaptohen prona private me alibinë e rindërtimit në Kombinat

Presidenti Ilir Meta ka denoncuar shkatërrimin e pronave të qytetarëve në zonën e Kombinatit, veprim që sipas tij po bëhet me pretekstin e rindërtimit dhe alibinë e ndërtimit të një zone të re zhvillimi.

ilir meta e re

Qeveria ende në detyrë dhe Bashkia Tiranë duket se me presion e dhunë po përfshijnë brenda planit për prishje edhe prona, që nuk janë prekur nga tërmeti, pa informuar pronarët se çfarë fati i pret pasuritë e tyre”, thekson kreu i shtetit.

Presidenti i ka bërë thirrje qeverisë dhe bashkisë së Tiranës që “të tërhiqen menjëherë nga çdo përpjekje e procedurë antikushtetuese, që synon zaptimin e pronave private të qytetarëve për ndërtimin e kullave shumëkatëshe edhe në këtë zonë të Tiranës, por të garantojnë një zgjidhje të drejtë e objektive siç Kushtetuta e parashikon“.

Deklarata e plotë

Në mënyrë antikushtetuese, të dhunshme dhe jo transparente, Qeveria ende në detyrë dhe Bashkia Tiranë kanë nisur një proces shkatërrimi për pronat e qytetarëve në zonën e “Kombinatit” në Tiranë.

Jam njohur me peticionin e dërguar nga një grup qytetarësh të kësaj zone dhe i kam kërkuar zyrtarisht, që prej muajit shkurt 2021, Qeverisë dhe Bashkisë Tiranë të vlerësojnë ankesat e parashtruara me objektivitet dhe paanshmëri.

Deri tani asnjë angazhim serioz prej tyre, që të reflektojë zgjidhjen e çështjeve të ngritura me të drejtë nga këta qytetarë.  Me pretekstin e rindërtimit të pronave të dëmtuara nga tërmeti dhe me alibinë e ndërtimit të një zone të re zhvillimi, Qeveria ende në detyrë dhe Bashkia Tiranë duket se me presion e dhunë po përfshijnë brenda planit për prishje edhe prona, që nuk janë prekur nga tërmeti, pa informuar pronarët se çfarë fati i pret pasuritë e tyre.

Në këtë mënyrë Qeveria ende në detyrë dhe Bashkia Tiranë po ndërhyjnë me forcë mbi jetën dhe të ardhmen e qindra familjeve, duke krijuar një situatë të pasigurt ligjore dhe duke nxitur një tension social të panevojshëm në këtë zonë.

I bëj thirrje Qeverisë ende në detyrë dhe Bashkisë Tiranë, të tërhiqen menjëherë nga çdo përpjekje e procedurë antikushtetuese, që synon zaptimin e pronave private të qytetarëve për ndërtimin e kullave shumëkatëshe edhe në këtë zonë të Tiranës, por të garantojnë një zgjidhje të drejtë e objektive siç Kushtetuta e parashikon.

Neni 41 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë garanton pronën private të çdo qytetari.

Ndaj nuk ka VKM apo Akt Normativ, që mund të cënojë këtë të drejtë të shenjtë apo më keq akoma, t’i largojë forcërisht qytetarët nga pronat e tyre, pa një proces të rregullt ligjor.

Duke i falënderuar qytetarët e “Kombinatit” për shqetësimin, që më kanë përcjellë, i garantoj se do t’i mbroj me të gjitha mjetet demokratike dhe ligjore të drejtat e tyre kushtetuese.

Meta 1Meta 2

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *