“Te Tirana i kanë thirrur mendjes”, Mema: Shoh një defekt te skuadra sapo shënon…









Ardian Mema, ish-futbollist e trajner i Tiranës, mendon se bardheblutë janë pretendentë për titull, por duhet të korrigjojnë një aspekt të lojës së tyre, Në “Sport News Plus”, ai theksoi se ekipi nuk duhej të luante në kundërsulm.

ghghghgh

“Tirana është e mirëmenduar që në start. Se vitin e kaluar ishte një dështim, financiar 900 mijë eurosh dhe objektiva. Ndoshta i kanë thirrur mendjes. Por Tirana është një ekip që të jep besim, di të vendoset mirë, konfigurohet mirë, di të sulmojë, të bëhet agresive për të të shënuar gol. Nuk më pëlqen disi ajo pjesa ku Tirana shënon gol e tërhiqet pas. I dha mundësi sot Teutës, ka pasur Teuta dy momente për shënim. Mund të shënonte e barazonte ndeshjen. E shoh si defekt te Tirana se pas golit kërkon të menaxhojë rezultatin por nuk mendoj se bëhet duke tërhequr poshtë ekipin.

E vetmja vështirësi është që Tirana pas shënimit të golit kërkon thjesht të kundërsulmojnë. Nëse do të kishte pasur fat Teuta, mund të shënonte. Ai Gjorgiev ka humbur dy raste para portës, nuk i falet Tiranës se një ekip për titull,  nuk duhet të lejojë në asnjë moment kundërshtarin të ketë këto raste”, tha Mema.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *