Të tjera doza Pfizer mbërrijnë nesër në Shqipëri/ Edi Rama jep lajmin, ja sa vaksinime janë kryer në total në vendin tonë






Të tjera doza vaksinash Pfizer pritet të mbërrijnë nesër në Shqipëri.

Lajmi bëhet me dije nga kryeministri Edi Rama i cili thotë se të hënën vijnë në vendin tonë rreth 11 700 vaksina Pfizer.

edi edi

Përmes një postimi në “Facebook” Rama thotë se deri më tani janë kryer në total mbi 770 mijë vaksina për qytetarët mbi 60 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike.

Me vaksinimin e punonjësve të transportit publik, ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 770 MIJË vaksinime për qytetarët mbi 60 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike. Nesër priten sërish 11,700 doza vaksinash Pfizer, për të vijuar pa u ndalur me kalendarin e vaksinimit anticovid #ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Rama.

Kujtojmë që së fundmi në Shqipëri kanë kryer vaksinime punonjësit e shërbimeve kritike, si ata të transportit publik, dhe qytetarët mbi 60 vjeç.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shprehet: “Me vaksinimin e punonjësve të transportit publik, ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 770 mijë vaksinime për qytetarët mbi 60 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike. Nesër priten sërish 11,700 doza vaksinash Pfizer, për të vijuar pa u ndalur me kalendarin e vaksinimit anticovid“.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *