Të tjera pamje tronditëse nga Kabuli

12:12 19/08/2021

Pamjet më poshtë janë publikuar nga mediat britanike. Nënat afgane kalojnë fëmijët e tyre përtej telave me gjemba, në një përpjekje dëshpëruese për t’u dhënë një jetë më të mirë. Të paktën 12 persona raportohet të kenë humbur jetën që prej të shtunës në Afganistan. Ndonëse talibanët premtuan një qeveri më të moderuar, ata nuk po e ndalin dhunën kundër civilëve.

Një oficer ushtrie rrëfeu se kishte parë nëna të dëshpëruara që po dhunoheshin nga talibanët.

“Ato bërtisnin ‘ma shpëto fëmijën!’ dhe i hidhnin foshnjat drejt ushtarëve britanikë. Disa foshnje ranë mbi telat me gjemba. Ajo çka ndodhi ishte një tmerr.

Sipas oficerit, deri në fund të ditës nuk mbeti asnjë prej ushtarakëve pa qarë.

Klan News


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *