Të vërtetat e Partizanit, Olsi Rama: Me presidentin Demi insistuam që të vazhdonte Daja









Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, ka qenë i ftuari sot në “Sport News” ku ka bërë analizën e sezonit të deritanishëm ët të kuqve. Në intervistën e tij për News 24, Rama ka shpjeguar gjithçka edhe rreth planeve të së ardhshmes së të kuqve.

OLSI-RAMA

“Unë nuk para ndjek shumë statistikat dhe nuk e dija që do të ishte starti më i keq i Partizanit që nga kthimi, megjithatë, duke qenë se më intereson mbarëvajtja sigurisht nuk isha i kënaqur me pikët  e marra, rezultatet dhe deri diku as me lojën e shprehur. Këtë vit, duke u nisur nga ajo që bëmë vjet, u përqendruam shumë dhe të afronim lojtarë për te zëvendësuar të larguarit, edhe më cilësorë, ky ishte objektivi ynë. Por ndonjëherë duhet më shumë kohë për të ambientuar në skuadër. Dihen vështirësitë e merkatos në Shqipëri. Me gjithë situatën e krijuar, me presidentin menduam të vazhdonim si kishim nisur. Menduam të kalonim një krize më shumë se tekniko-taktike, pasi ekipi ka luajtur mirë e nuk ka marrë atë që ka shprehur.

Bashkë me presidentin Demi ngulëm këmbë që të vazhdonim projektin duke u bazuar te aftësitë e stafit, duke besuar që ekipi do të gjente mënyrën të shprehej në mënyrën e duhur. Futbolli është një sport i bukur edhe pse nuk është një shkencë ekzakte e nganjëherë nuk merr rezultatet që pretendon. Por në fund të fundit çdo të mbjellësh do të korrësh, ndaj ne presim me kujdes. Ngulëm këmbë që të vazhdonim me Dajën, ai ka integritet moral të lavdërueshëm dhe ka marrë përgjegjësitë e veta, kemi bërë diskutime të hapura për mënyrën se si të kalojmë këtë periudhë”, tha ndër të tjera Rama.

NË VIJIM…

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.