“Të vijë Basha të përgjigjet”/ Taulant Balla: Ju sfidoj, gjeni një shtet që në 8 vite ka dyfishuar buxhetin, siç ka bërë Shqipëria








Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga Kuvendi tha se dyfishimi i buxhetit të shtetit për 8 vite tregon se qeveria ka mirëadminsitruar të ardhurat.

balla

Sipas Ballës, tashmë është fakt se pavarësisht se në kushte të vështira si pandemia apo tërmeti, do të votohet një buxhet prej 6, 37 miliardë dollarë.

“Buxheti është një përllogaritje që bëhet mbi të ardhurat. Fakti që viti i fundit të qeverisjes tuaj pati një buxhet prej 3.35 mld dollarë dhe nesër votojmë në parim një buxhet prej 6.37 mld  dollarë është fakti që kjo qeveri edhe në kushtet e vështirësive, tërmeti dhe pandemia ka mirëadministruar zërin e të ardhura për një buxhet dy herë më të madh.

Unë ju sfidova dhe ju thashë që gjeni një shtet që në 8 vite ta ketë dyfishuar buxhetin siç ka bërë Shqipëria. Ta marrim Serbinë meqë Basha e ka qejf, e marrim. Doni të merrni Maqedoninë e Veriut? E marrim. Pyetjen nuk e kam për ju, sapo të mbarojë kryesia e PD le të vijë Basha të përgjigjet.

Ajo që ka të bëjë me njohjen e buxhetit, nuk mbahet buxheti i arsimit këtu. Në janar, ministria e Arsimit shpall thirrjet ku bashkitë do të aplikojnë dhe aty do të gjesh edhe shkollën përkatëse të devollit. Nuk ndahet buxheti. Sot është në nivel makro”, u shpreh Balla.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.