Te Vllaznia i bëjnë rrugë mosmarrëveshjet për penalltitë, Brdariç në hall me zgjedhjet. Ja precedentët te shkodranët








”Fërkimet” për gjuajtjen e penalltive po kthehen në fenomen te Vllaznia. Rasti i penalltisë së dytë në ndeshjen e Kupës me Labërinë të gjuajtur nga Uheid Hoxha ka treguar se pas Latifit, që do të jetë ekzekutori i 11- metërshave, trajneri nuk ka përcaktuar tjetër goditës.

brdaric

Rasti i fundit i penalltisë së gjuajtur nga Hoxha solli sërish polemika. Në minutat e fundit mes Uheid Hoxhës dhe Mehdi Çobës pati një polemikë se kush do të gjuante nga pika e bardhë. Të dy futbollistët e rinj të Vllaznisë patën një debat mes tyre se kush do të godiste penalltinë në minutën e fundit të ndeshjes. Polemikë që u duk se u zgjat pak më shumë se ç’duhet, pasi dyshja nuk kishte ndërmend që t’i hapnin rrugën njëri-tjetrit.

Skena të tilla i ngjajnë një sekuence të filmit shqiptar “Mëngjese lufte” ku gjatë një ndeshjeje futbolli mes fëmijëve vjen shprehja epike: “Topi është i imi, penalltinë do e gjuaj vetë”. Të dy po këmbëngulnin për gjuajtjen që pas pak minutash u zgjidh. “Do ta gjuaj unë”, “Jo do e gjuaj unë”. Ky debat i habiti të gjithë. U desh ndërhyrja e trajnerit Brdariç, që me anë të Gurishtës, kapitenit të skuadrës, vendosi që t’i dorëzojë topin Hoxhës, i cili më pas gaboi. Skena të tilla nuk janë të rralla në Shkodër. Një sezon më parë, po në ndeshje Kupe, sulmuesi Ismael Dunga i mori topin nga duart shokut të tij të skuadrës dhe e goditi vetë penalltinë e fituar nga vetë ai.

Për të pësuar dhe 18 të shënuar ishte bilanci i Vllaznisë në edicionin e shkuar të Kupës, trofe i cili u fitua nga shkodranët. Kupa vjet u luajt me ndeshje teke dhe Vllaznia i fitoi të pesë takimet pa pësuar asnjë gol. fat, topi përfundoi në rrjetë, por ai 11-metërsh u komentua gjatë. Një rast tjetër nga sezoni i shkuar ishte ai i Demir Imerit, i cili vuri vetën për të goditur penalltinë kundër Kukësit.

Imeri e humbi penalltinë duke i mohuar Vllaznisë marrjen e tri pikëve, rast i cili solli jo pak polemika dhe komente. Në situata të tilla duhet të jetë e qartë se kush do të jetë goditësi i penalltisë apo qoftë edhe një faulli të thjeshtë. Ndoshta ndërhyrja e trajnerit apo edhe stafit teknik duhet të jetë më e shpejtë që në fushën e lojës të mos krijohen skena mes lojtarëve të ekipit që mund të sjellin edhe pakënaqësi mes tyre.

BRDARIÇ – Pas takimit, trajneri Tomas Brdariç nuk dha asnjë koment për rastin, por më shumë foli për penalltitë e humbura. “Nuk kam asnjë alibi as justifikim për penaltitë e humbura. Në radhë të parë, do të themi që penalltitë nuk u gjuajtën perfekt dhe duhet që të punojmë më shumë në këtë drejtim. Por, meritë dhe vlerësim merr edhe portieri kundërshtar, që përveç penalltive të pritura, bëri edhe një lojë shumë të mirë”, u shpreh trajneri i Vllaznisë.

ADMIR URUÇI-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *