“Të vras po e humbe topin”/ Trajneri Memelli “kërcënon” futbollistin, ja pikantet e sfidës Skënderbeu-Bylis



Në ndeshjen e djeshme, u desh ndërhyrja e policisë për të nxjerrë nga stadiumi tifozët e maskuar si zyrtarë. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet.

Skenderbeu-Bylis 2-1

* Tifozët të maskuar si VIP hynë në stadium për t’i dhënë zemër ekipit, por që në thirrjen e parë në kor pikasen nga delegati Bujar Pregja. Ky i fundit në moment ka nxjerrë aparatin telefonik dhe ka fotografuar gjithçka për ta dokumentuar. Më tej kanë qenë forcat e rendit që kanë bërë edhe një herë verifikimet për të kontrolluar këdo që mund të ishte maskuar si enturazh i grupit.

* Migen Memelli ka qenë gati të hyjë në fushë. Rasti i parë ndaj Taipit, kur trajneri reagoi pas të verdhit të marrë për ndërhyrje të panevojshme. “O Taip, hajde këtu. Ça je tu bo more? Ça është ajo ndërhyrje e tillë? Ki kujdes, nuk duhet të ndëshkohemi nga gjëra të tilla”, ishin fjalët e trajnerit. Më tej Memelli ka vrapuar së bashku me pankinën tek arbitri i katërt kur u pretendua për një penallti në favor të Mensahut duke i kërkuar llogari për vendimin e kryesorit.

Nuk mbaron me kaq, pasi “pre” e timonierit bardhekuq kanë rënë herë pas here, Mara dhe Vangjeli deri te Dovuna. Ky i fundit ka marrë “kërcënime” në anglisht për gabimet e bëra në afërsi të zonës: “Largoje topin. Nëse e humb sërish, do të të vras”.

* Në fund, Memelli është përqafuar me Kulin si dy miq të mirë duke shkëmbyer batuta, ndërsa nga ana tjetër ekipi është duartrokitur gjatë nga të pranishmit shoqëruar me lajmin se edhe Kastrioti humbi në fier.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *