Teatri Kombëtar i Operas e Baletit i rikonstruktuar/ Edi Rama nxjerr pamjet: Më 15 shtator në skenë do ngjiten artistë që kapën majat e botës (VIDEO)





Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baltetit, i cili është rikonstruktuar.

edi rama teatri

Në një postim në “Facebook” kreu i qeverisë shprehet se pret me padurim ngritjen e perdes së skenës së këtij teatri, i cili më 15 shtator do të mbajë shfaqjen e tij të parë pas rikonstruksionit.

Raama thotë se në 15 shtator në skenë do të ngjiten artistë që u rritën aty për të kapur majat e botës, por edhe artistë të huaj të atyre majave të botës. Në videon e publikuar nga Rama bëhet me dije pjesëmarrja e Plácido Domingos dhe Ermonela Jahos në ceremoninë inauguruese.

MESAZHI I RAMËS

MIRËMËNGJES 😊
dhe me padurimin e ngritjes së perdes së skenës së Teatrit të Rilindur Kombëtar të Operas e Baletit, ku në mbrëmjen e 15 shtatorit do të ngjiten artistë që u rritën aty për të kapur majat e botës, por edhe artistë të huaj të atyre majave të botës, ju uroj të diel të mbarë🙏

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *