Teatrot e Londrës rihapen për publikun

12:20 18/05/2021

Pandemia detyroi teatrot në të gjithë botën të ulnin perdet që prej Marsit të vitit 2020

The Mousetrap një nga shfaqet më të gjata në botë hapi siparin e aktiviteteve kulturore në Londër që pas mbylljes botërore të pandemisë. Në teatrin West End u shfaq misteri i vrasjes së vitit 69-të i cili regjistroi shfaqjen e tij 28 200-të.

Rreth një e treta e teatrove të Londrës do të rihapen këtë javë, përgjithësisht me prodhime të vogla me kosto më të ulët. Shfaqet kryesore, të cilat nuk kanë mundësi operojnë me kapacitet 50%, po presin fazën e fundit të udhëzimeve të reja nga Kryeministri Boris Johnson më 21 Qershor, me shpresën për t’u rihapur në verë.

Ndërsa për sallat që përmbushin kushtet e sigurisë aktivitet kulturore do të operojnë me 50 % të aktivitetit.

Sipas producentit Adam Spiegel është shumë e rëndësishme që simbolikisht Mousetrap të rihapte teatrin West End, megjithëse financiarisht ka qenë e vështirë pas një shkëputje relativisht të gjatë kohore. Ndërkohë në New York, shfaqjet në Broadway pritet të rikthehen nga mesi i Shtatorit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *