Tedi Blushi: Tirana vuan mungesën e ujit të pijshëm, rritja e çmimit me 40% përfundon në…

tedi blushi tirana vuan mungesen e ujit te pijshem rritja e cmimit me 40 perfundon ne
tedi blushi tirana vuan mungesen e ujit te pijshem rritja e cmimit me 40 perfundon ne

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi theksoi se premtimi për ujë pa ndërprerje 24 orë në ditë ende nuk është realizuar në Tiranë.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Blushi theksoi se kryeqyteti po thahet për ujë sepse rritja e çmimit me 40% nuk shkon për investime në rrjet por përfundon në xhepat e kryebashkiakut të Tiranës dhe zyrtarëve të tjerë të UKT-së.

REAGIMI I BLUSHIT
???????? Në Tiranën e vitit 2024, qytetarët u janë rikthyer mekanizmave mesjetare për të siguruar ujin e pijshëm.
Premtimi i Erion Veliaj për furnizim 24 orë me ujë, me cilësi Korçe dhe me çmim Bathore, rezultoi një mashtrim i madh dhe i pabesë.
Kryeqyteti po thahet për ujë sepse rritja e çmimit me 40% nuk shkon për investime në rrjet por përfundon në xhepat e thellë të Erion Veliaj dhe Elton Kacidhes së UKT, që po shqepen me tendera korruptivë në kurriz të etjes së qytetarëve!
Kjo është kriminale!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Spread the love

Similar Posts