Tekat e Murinjos ndezin merkaton, skuadra që ka thyer çdo rekord në Europë vihet pas Kumbullës








Humbja e thellë në Norvegji i dha Zhoze Mourinjos justifikimin e përsosur për të vënë në dukje disa nga lojtarët e tij që nuk i sheh në planet e së ardhmes. Një ndër futbollistët e ndëshkuar ishte dhe mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla.

Kumbulla

21-vjeçari u la në tribunë në sfidën që Roma luajti ndaj Napolit, por u thirr përsëri nga Murinjo shkak mungesat e shumta në mbrojtje. Megjithatë, nuk përjashtohet një largim i Kumbullës nga verdhekuqtë pasi hapësirat që portugezi i jep shqiptarit janë të pakta.

Sipas ‘’EstadioDeportivo’’, skuadra e Sevijës është vënë në ndjekje të Marasha Kumbullës dhe po shikon me kujdes situatën e tij aktuale. Drejtori sportiv i andaluzianëve, Monki është italian dhe e njeh mjaft mirë Serinë A.

Problemi qëndron te çmimi i Kumbullës pasi Roma ka shpenzuar plot 26 milionë euro për shqiptarin. Aktualisht vlera e kartonit të Kumbullës qëndron 22 milionë euro, dhe kjo e bën më të vështirë operacionin për tu finalizuar.

Nga ana tjetër, një kalim i Kumbullës te skuadra e La Liga-s do të ishte hap i madh, pasi Sevija është skuadër rekordmene në Europë duke fituar 6 herë në historinë e saj Ligën e Europës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *