“Tekbir – Allahu Ekber”, zyrtari taleban qetëson ushtarët: Silluni me butësi me qytetarët, ne jemi shërbëtorët e tyre (VIDEO)

Një video është bërë virale së fundmi, ku shihet një zyrtar taleban duke mbajtur fjalim para ushtarëve. Zëdhënësi, Zabidullah Mujahid, shihet duke u folur grupit të armatosur në Aeroportin e Kabulit.

Ai thotë: “Ne jemi krenarë me sakrificat tuaja për shkak të vështirësive që ju dhe udhëheqësit tanë i kanë pasur. Është për shkak të sinqeritetit dhe durimit që ne jemi të pavarur sot”, dëgjohet duke thënë ai.

“Prandaj, ju uroj juve dhe kombin afgan. Dëshira jonë është që vendi ynë të mos pushtohet kurrë më. Ne duam paqe, mirëqenie dhe një sistem të vërtetë islamik”, thotë ai më pas.

Mujahid më tej u bëri thirrje luftëtarëve që të jenë të butë me afganët. “Do të doja t’ju kërkoj që të jeni të kujdesshëm se si silleni me popullin tuaj. Ky popull ka vuajtur shumë. Populli afgan meriton të trajtohet me dashuri e dhembshuri. Prandaj, jini të butë me ta. Ne jemi shërbëtorët e tyre. Nuk u jemi imponuar atyre”, tha zëdhënësi i talibanëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *